Report Tv në kampin e muxhahedinëve në Manëz! Puthja e fundit me babanë para ekzekutimit!

15 Nëntor 2021, 10:49 | Përditesimi i fundit: 2021-11-15 11:26:18

Një masakër e 33 viteve më parë, kur janë ekzekutuar 30 mijë persona rreth 3 mijë kilometra larg nga këtu e ka shndërruar një sallë të vogël të Gjykatës së Durrësit për 9 ditë në një 'Nuremberg' të vogël. Hamid  Nouri, një ish zyrtar Iranian po gjykohet nga një gjykatë suedeze për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dhe dëshmitarët kyç për ta çuar përfundimisht pas hekurave janë pikërisht këtu në Shqipëri, në Manëz të Durrësit në kampin Ashraf 3 ku strehohen 2800 anëtarë të opozitës politike iraniane.

    No videos found.