Falja e Fitër Bajramit në sheshin 'Skënderbej'/ Ish-myftiu i Tiranës: Distanca vështirë të ruhet, do shpërndajmë maskat për besimtarët

12 Maj 2021, 20:54

Distanca sociale do të jetë e vështirë për t'u mbajtur ditën e nesërme në sheshin 'Skënderbej' gjatë faljes së Fitër Bajramit, e megjithatë, besimtarëve do t'u shpërndahet maskë, si një ndër masat kryesore për t'u mbrojtur nga COVID. Ish- myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në "Studio Live" në Report Tv, tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, kësaj here besimtarët janë më të çliruar nga frika e pandemisë.