Falja/ Ja si shkelësit do të marrin mbrapsht lekët e gjobave, mjetet e sekuestruara, lejet e licencat, si veprohet nëse s'keni llogari bankare

18 Prill 2020, 17:55

Një ditë pas vendimit për faljen e të gjitha masave ndëshkuese me gjobë, sekuestrime etj., gjatë kohës së epidemisë, publikohen edhe procedurat e kthimit pas të gjobave dhe mjeteve të sekuestruara për shkelësit. Së pari, në vendimin e fundit, të botuar sot në Fletoren Zyrtare, theksohet falja e të gjitha masave ndëshkuese të vendosura nga autoritetet shtetërore, pa asnjë dallim, nga fillimi i epidemisë deri në datën 17 prill 2020, duke përfshirë edhe pezullimin e lejeve dhe licencave.