Falsifikoi 5 vepra të Ismail Kadaresë dhe i shiste si kopje orgjinale, detyrim paraqitje për pronaren e 'Librit Universitar' në Tiranë

21 Maj, 14:50

Një hetim i nisur në muajin Prill 2024 në prokurorinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të paprecedentë të falsifikimit të librave të shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në hetim për falsifikim është vënë pronarja e Librit Universitar 'Book Store', Mirela Bardhi, e cila ka falsifikuar 5 vepra letrare të shkrimtarit të njohur