TIRANË- Është mbajtu këtë të martë seanca në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish- gjyqtarin, Luan Dani. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Dacin, i cili u pezullua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Vendimi do të jepet sot në orën 12:00.
Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi pezullohet automatikisht çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur deri në përfundim të gjyqit.