Familja e çobenëve Xhangoli

8 Shkurt 2021, 09:33 | Përditesimi i fundit: 2021-02-09 18:04:28

Veri Jug ka udhëtuar drejt lagunës së Divjakë Karavastasë dhe sjell peisazhin magjik në ditë dimri nga ajo lagunë. Më pas kamera ndalet në fshatin Adriatik, një fshat I vogël, me vetëm 4 pallate të vjetër ku jetojnë 30 familje që si bazë të ekonomisë kanë blegtorinë dhe peshkimin. Historia e familjes së blegtorëve Xhangoli. Stanet e bagëtive, delet dhe dhitë e fermës së vogël, investimi 30 vjeçar dhe ekonomia e familjes e lidhur ngushtë me ekonominë e tregut të qumështit. Blegtoria si traditë edhe tek djemtë e familjes Xhangoli. Në fund, fermeri I vogël Qani Xhangoli jep mendimet dhe opinionin e tij mbi jetën në fshat, mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vjetësh dhe, a do ta bëjë ai dhe familja e tij, vaksinën kundër Covid 19-tës. Na ndiqni të djelën me reportazhin “Familja e çobenëve Xhangoli” me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.