Familja korçare thur çadra kashte për plazhet e veriut, Shoshari: E kam mësuar punën që 10-vjeç nga babai

10 Qershor 2023, 18:57

Nga Bilishti i Korçës, familja Shoshari zhvendoset çdo vit në verë në qytetin e Lezhës. Ata janë mjeshtër të thurjes së çadrave prej kashte me të cilat furnizojnë gjithë plazhet në veri të vendit nga Shëngjini ne Velipoje.