Familja moldave, nga turistë në banore të Vlorës! Masha, moldavja që mëson shqip te ‘Avni Rustemi’: Shkolla nuk është e vështirë

22 Shtator 2022, 20:36 | Përditesimi i fundit: 2022-09-22 21:48:44

Për herë të parë Vlorën e panë para një viti e gjysmë kur familjarisht erdhën ta vizitojnë si turistë. Por nga ai moment, familja moldave zgjodhi të jetojë në qytetin bregdetar ku brenda një kohe të shkurtër mësuan edhe gjuhën shqipe.