Dalja e fundit e Tom Hanks në Saturday Night Live ka shkaktuar shqetësim për shëndetin e tij. Gjatë pjesëmarrjes së tij në programin televiziv, aktorit i dridheshin duart dhe fansat janë shqetësuar për gjendjen e tij, duke menduar se mund të kishte Parkinson.
“A i dridhet dora Tom Hanks?”, “E vura re edhe këtë dhe tani jam shumë i shqetësuar”, ishin disa nga komentet e fansave në rrjete sociale.
Nga ana tjetër kishte nga ata që e justifikuan dridhjen në duar, duke vënë në pah moshën e tij.