Fasoneria ende nën 'kthetrat' e pandemisë, vitin e kaluar 5.7 mld lekë më pak mallra se në 2019! Kreu i shoqatës: Kemi shumë kontrata, por s'kemi punëtorë

20 Janar 2022, 18:13

Fasoneria ende nuk e ka kapërcyer goditjen që mori nga pandemia. Sipas të dhënave të INSTAT vitin e kaluar u eksportuan 5.7 miliardë lekë më pak se në 2019, veshje dhe këpucë. Prodhuesit e manifakturës thonë se duhet miratuar garancia sovrane e premtuar, ndërsa ngrenë përsëri shqetësimin e mungesës së punonjësve.