Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%

22 Shkurt, 15:56

Pasi qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset fason për të dalë nga kriza, ky sektor ka kërkuar që norma e interesit të jetë nga 0 deri në 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë si dhe bankat të mos kenë kërkesa mbi situatën e tyre financiare. Edvin Prençe tha për Report TV se sektori aktualisht është në vështirësi dhe se ka hequr 4500 punonjës nga puna