Fasulja e re e Korçës del në treg me dyfishin e çmimit! Fermerët: Kushtet jo të favorshme sollën prodhim të pakët, shitet deri në 600 lek/ kg

11 Nëntor 2023, 09:04

Ndonëse Fusha e Maliqit në Korçë është kultivuesi më i madh i kulturës së fasules, çmimi i saj ka shkuar deri në 600 lekë për kg. Fermerët thonë se kushtet jo të favorshme të motit sollën prodhim të pakët ç’ka solli edhe dyfishimin e çmimit në treg.