Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore! Prej ditësh i shtruar në reanimacion, në një spital privat në Tiranë

29 Gusht 2023, 17:21 | Përditesimi i fundit: 2023-08-29 18:20:50

Që prej ditës së enjte ish kryesocialisti Fatos Nano ndodhet në një spital privat në Tiranë për shkak se gjendja e tij është përkeqësuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij pasi kishte probleme me frymëmarrjen.