Deputetja e PS dhe njëherësh kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj tha se protestat e zhvilluar ditët e fundit në vend janë të organizuara dhe frymëzuara nga opozita. Në një intervistë për Report Tv, Felaj tha se këto protesta tentojnë vetëm të nxisin dhunë dhe kaos për të krijuar idenë se në këtë vend gjërat nuk funksionojnë. Felaj i vuri gishtin PD dhe LSI se qëndrojnë pas këtyre protestave dhe për të dje u shfaqën edhe me figurë pas u fshehur se janë organizuesit e saj. Në lidhje me sigurinë kombëtare, Felaj tha se ajo nuk është cenuar, por po tentohet të prishet rendi dhe siguria ne vend.