Fëmijën e zuri korrenti duke luajtur në lulishte dhe vdiq! Arrestohen drejtori i shërbimeve dhe përgjegjësi i ndriçimit në Berat

23 Maj 2020, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2020-05-23 17:44:50

BERAT-Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane janë arrestuar, ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që u shënua dje, ku humbi jetën një fëmijë 4-vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin duke luajtur në lulishte në pedonale.