Fëmijët e Harun Çelik kërkuan ndihmë për babanë e tyre me anë të një video: Mos e çoni atë në Turqi!

3 Janar 2020, 17:22

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja rreth 42-vjeçarit Harun Çelik i cili u dëbua dy ditë më parë drejt Turqisë pasi kreu dënimin në Shqipëri për falsifikim dokumentesh. 'Turkey 7/24' ka publikuar edhe një video ku thuhet se janë fëmijët e Harun Çelik të cilët bëjnë apel që babanë e tyre të mos e çojnë në Turqi pasi atje do ta humbasin. Videoja sipas mediave turke është shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa fëmijët dëgjohen teksa thonë:

“Nëse e çoni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne jemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain tonë. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”.

Fillimisht në video flet nëna e fëmijëve, e cila në anglisht kërkon që mos t’ja kthéjnë burrin në Turqi. Më pas apélin e të ëmës e përsërisin edhe fëmijët, gjithashtu në anglisht. 

“Në 2016 erdhëm në Kasakistan, në 2019 burri im tentoi të shkonte në Kanada nga Kosova. Atje u arrestua. Nëse e sjellin në Turqi do ta arrestojnë dhe do ta humbasin. Ju lutem mos e sillni në Turqi. Kemi 4 fëmijë ata nuk mund ta humbasin babain e tyre,”-thotë gruaja e Harun.

Ndërsa fëmijët përsërisin: Ju lutem! Ju lutem ndihmojeni babain tonë.

Ndërkohë media turke 'Turkey 7/24'  shkruan se 42 vjeçari akuzohet nga Turqia si pjesë e organizatës 'FETO' pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false  dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej.  Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe vendimin e  gjyqtares, Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik i cili duke përfituar nga  pranimi i gjykimit të shkurtuar ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim. Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht është dënuar me 13 muaj burg. Vujatja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019.