Dalin pamjet e ekstradimit të turkut që dyshohet gylenist, eurodeputetja rumune kundër Shqipërisë

Dalin pamjet e ekstradimit të turkut që dyshohet gylenist, eurodeputetja rumune kundër Shqipërisë

Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit kur mësuesi turk Harun Çelik ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të vendit të tij. Në videon e publikuar, duken dhe dëgjohen disa miq të vij që thërrasin emrin e 42-vjeçarit.

Ndërkohë që eurodeputetja  rumune Ramona Strugariu ka reaguar në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale duke dënuar e vendimin e dëbimit. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni Harun Çelik në Turqi!” shkroi ajo.

Postimi i eurodeputetes rumune

Për ekstradimin reagoi edhe Partia Demokratike duke deklaruar se "heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për këtë veprim, na detyron të kërkojmë transparencë të menjëhershme për cfarë po ndodh". Policia Shqiptare deportoi drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut.

Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Gjatë një kërkimi në internet, Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.

Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/01/2020 16:06

    Kur u be Ramona baj ga për në BE? Rumania eshte lindje pará Shqiperise !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie