Fëmijët ‘të pambrojtur’ nga format e dhunës në internet, grabitqarët seksualë aktivë në çdo kohë e në çdo platformë! Prindërit: Janë të rrezikuar

7 Tetor 2023, 15:44

Të miturit ndodhen gjithmonë e më të ekspozuar dhe të pambrojtur ndaj formave të dhunës përmes internetit. Sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë në Internet të paktën 15 mijë profile në Shqipëri u raportuan gjatë vitit 2022 si faqe që shpërndajnë materiale të dhunës seksuale apo bullizmit ndaj fëmijëve.