Fëmijëve nuk u jepet kuota ushqimore, Report Tv në shtëpinë e ‘Zyber Hallulit’, drejtoresha fik telefonin! Refuzon ndihmat e vullnetarëve

30 Shtator 2022, 22:55

Report Tv shkoi pranë shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë për të marrë një reagim mbi raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilëve fëmijëve u janë reduktuar ushqimet me 200 lekë më pak në ditë për çdo jetim. Drejtuesit e institucionit refuzuan të përgjigjen dhe mbyllën derën, duke lënë jashtë edhe një çift vullnetarësh që kishin ardhur të dhuronin rrobat e fëmijëve të tyre.