Fenomeni ‘Tik-Tok’ mban të gozhduar para ekranit adoleshentët, sociologët: Janë të ndjeshëm nga komentet, më shumë kontroll nga mësuesit e prindërit

18 Maj 2023, 20:42

Aksesi në rrjetet sociale po i ekspozon të rinjtë jo vetëm ndaj bullizimit e dhunës verbale por po bëhet shkak për ngjarje të rënda që e kanë zanafillën tek komentet apo mesazhet e shkëmbyera në këto platforma. Të rinjtë pranojnë se shpesh lundrojnë gjithë ditën në rrjetet sociale ndërsa sociologët apelojnë për më shumë kujdes e kontroll nga prindërit dhe mësuesit