Fermerët humbin 25% të prodhimit për shkak të makinerive! Kreu i 'Agrobiznesit': Bujqësia po përballet me mungesë punëtorësh

20 Korrik 2021, 20:31

Mungesa e fuqisë punëtore dhe infrastrukturës, janë dy shqetësimet kryesore me të cilat po përballen fermerët. Kreu i Shoqatës së Agrobiznesit Agim Rrapaj në një intervistë për Report TV thotëse 25 për qind e prodhimit shkon dëm vetëm nga makineritë e vjetra që përdoren në vjelje.

“Tashmë po ndeshemi me mungesën e fuqisë punëtore në momentin e vjeljes për arsye sepse po shpopullohet zona rurale dhe shumica e të rinjve po largohen prej saj dhe mbetet vetëm mekanizimi si elementi kyç që ne të mos ulim ritmin e prodhimit dhe të mos lëmë pa shfrytëzuar potenciale që kemi. Në të njëjtën kohë është provuar që nëse nuk e vjelim në kohë prodhimin për arsye të mungesës së fuqisë punëtore 30% e tij humbet”, shprehet Rrapaj.