Fermerët në protestë, bllokojnë rrugën Berat-Lushnje, derdhin domatet e kastravecët në rrugë: Stop abuzimit me çmimet!

13 Maj, 16:14

Dhjetëra fermere nga Fieri, Lushnja Berati bllokuan rrugën nacionale Berat-Lushnje në shenje revolte nga Ministrisë së Bujqësisë. Ata thanë se prodhimet e tyre bujqësore po shiten me çmime minimale për shkak të abuzimit nga tregtarët e grumbulluesit.