Fermeri nga Berati në spital, u pickua nga ‘vejusha e zezë’, Mjekja: S’kemi antidotë kundër pickimit nga merimanga

20 Korrik 2023, 17:29

Në ditët e nxehta rritet dhe rreziku i pickimit nga “vejusha e zezë” një nga merimangat më helmuese në vendin tonë. Një fermer u trajtua në spitalin e Beratit pasi u pickua nga kjo merimangë, ndërsa mjekja ngre shqetësimin e mungesës së antidotëve.