Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi

8 Nëntor, 17:11 | Përditesimi: 8 Nëntor, 17:11

Vendas, banorë të zonës, të larguar ndër vite dhe vizitorë u rikthyen këtë fundjavë në fshatin Shllak për festën e Gështenjës. Shllaku, pjesë e bashkisë Vau i Dejës është ndër fshatrat me kultivim masiv të gështenjës në veri të Shqipërisë, pasi në ekonominë pyjore të zonës numërohen 333 hektarë gështenja.

E.H/Shqiptarja.com