Festa e Krishtlindjes, besimtarët në Berat kremtojnë meshën në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’

25 Dhjetor, 11:54 | Përditesimi: 25 Dhjetor, 11:54

Edhe në qytetin e Beratit, besimtarët, kremtuan lindjen e Krishtit.

Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales “Shën Dhimitri” në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Liturgjia hyjnore u mbajt nga At Johan Qako.

Besimtarët ndezën qirinj që simbolizon “lindjen e Krishtit”.

I.M/Shqiptarja.com