Festa e Kurban Bajrami/ Besimtarët falin namazin në sheshin e qytetit të Beratit! Mesazhe për paqe dhe harmoni mes njëri-tjetrit

6 Qershor 2025, 09:45 | Përditesimi: 6 Qershor 2025, 09:45

Qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Pedonalen e qytetit të Beratit me rastin e Kurban Bajramit. Falja është drejtuar nga myftiu i Beratit Bilbil Talla  i cili në fjalën e tij vuri theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku ndër të tjera nënvizoi se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim.

I.M/Shqiptarja.com