Festa e Kurban Bajramit, Myftiu i Fierit: Të kemi më shumë vëmendje ndaj njerëzve në nevojë

16 Qershor, 09:36

Edhe besimtarët myslimanë në Fier, kanë falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 6:00 ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij, myftiu i Fierit Mikel Hazizolli.