Festa e Kurban Bajramit në Lezhë/ Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin ‘Gjergj Kastrioti’

16 Qershor, 12:28

Festa e Kurban Bajramit u kremtua edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njeri tjetrin si dhe lutjet për më shume begati, dhjetra besimtare mysliman falen namazin në sheshin "Gjergj Kastrioti" në qendër të qytetit.