Festa e Pavarësisë, inaugurohet kinemaja e re në Vlorë! Kapacitet prej 300 vendesh, dhuratë nga BE

29 Nëntor 2021, 15:45

Është inauguruar në Ditën e Pavarësisë në Pallatin e Kulturës në Vlorë, kinemaja e re e qytetit bregdetar. Eventit nuk i munguan të ftuar, artistë dhe pjesëmarrës të pushtetit vendor, të cilët morën pjesë në promovimin e ambienteve të reja të sallës së Kinemasë, e financuar nga Bashkimi Europian.