110 vjetori i Pavarësisë është kremtuar këtë të hëne edhe në qytetin e Fierit.
Ceremonia u zhvillua në monumentin e Pavarësisë ku u ngrit edhe flamuri. Autoritetet më të larta vendore dhe deputetet socialistë kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në përkujtim të kësaj dite të shënuar për kombin shqiptar ndërkohe që edhe ketë herë opozita nuk ka qene e pranishme.
Në përkujtim të kësaj dite nuk kane munguar dhe surprizat. Një grup të rinjsh kanë zgjedhur të bëjnë një paradë me kuaj.
Ata kanë përshkuar rrugët e qytetit ndërsa kuajt i kane veshur kuq e zi. Ne ketë dite te veçantë nuk kane munguar dhe deklaratat politike. Në ceremoninë e Festës së Pavarësisë deputeti socialist Petro Koçi protestën e thirrur nga opozita ne 6 dhjetor e ka cilësuar një aksion antishqiptar dhe një investim kundër Bashkimit Europian.