Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

29 Tetor, 17:13 | Përditesimi: 29 Tetor, 17:13

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë dhe qindra qytetarë në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Në Festën e Shegës, e cila tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme, fermerët prezantuan prodhimet e tyre, ndërsa shefat e kuzhinës sollën receta të ndryshme me bazë këtë frut, që po gjen gjithnjë e më shumë përdorim në gatime.

Aktiviteti u shoqërua me muzikë dhe valle, ndërsa qytetarët patën mundësinë të njiheshin nga afër me vlerat ushqyese të shegës dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit të saj në kuzhinë.

A.E/Shqiptarja.com