Festa e ullirit në Roskovec/ Banorët interes të ulët për të promovuar prodhimet e tyre

25 Tetor, 14:24

'Festa e Ullirit' në Kurjan të Roskovecit, si asnjëherë më parë ka patur interes të paktë nga kultivuesit e zonës për të promovuar prodhimet e tyre. Banorët e kësaj zone, e kanë të bazuar ekonominë e tyre te kultivimi i ullinjve, por pavarësisht se prodhimi këtë vit është i bollshëm e cilësor, fermerët ngrenë shqetësimin e mungesës së tregut dhe të një marke të vajit të ullirit që do t'i ndihmonte së tepërmi në shitjen e prodhimit.

    No videos found.