‘Festa e ullirit’, panairi i prodhimeve vendase në Roskovec! Fermerët: Kostoja e prodhimit e lartë, mungon tregu i vajit

5 Nëntor 2022, 17:09

Me qëllim promovimin e kulturës dhe produkteve vendase “Festa e Ullirit” bëri bashkë për të gjashtin vit, vizitorë të shumtë në  kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Roskovec. Edhe pse prej vitesh e kultivojnë ullirin, si kulturë bujqësore, fermerët thonë se problem për ta vazhdon të mbetet mungesa e një tregu të formalizuar.