Festa mund të kthehej në tragjedi, makina futet mes turmës dhe përplas disa tifozë të Liverpoolit! Arrestohet shoferi

26 Maj, 20:38 | Përditesimi: 26 Maj, 20:38

Festa e titullit kampion në rrugët e Liverpool mund të kthehej në një tragjedi, pasi një person futi makinën mes turmës me tifozët e të kuqve duke përplasur disa prej tyre. Për fat asnjë i lënduar rëndë, ndërsa shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje. Shoferi i mjetit që për pak shkaktoi tragjedinë u vendos në pranga nga policia.

I.M/Shqiptarja.com