Festat e fundvitit/ Tregjet në Durrës të boshatisur, tregtarët: S'ka fuqi blerëse, kanë ikur të gjithë

24 Dhjetor 2022, 17:26

Në Durrës tregjet ushqimore nuk janë mbushur me qytetarë për të bërë blerjet e zakonshme të tryezës së festave. Për Report tv, blerësit e pakët thonë se çmimet e fruta-perimeve nuk janë rritur ndjeshëm, por se ata nuk kanë para për të blerë. Ndërsa tregtarët e shohin rënien e fuqisë blerëse të lidhur me largimin e njerëzve jashtë vendit