Festat e nëntorit, të gjithë drejt Korçës! Menaxherja e hoteleve për Report Tv: Prenotimet kaluan pritshmëritë, përgatitemi për fundvitin

29 Nëntor 2022, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2022-11-29 19:04:39

KORÇË- Korça është destinacioni i preferuar për turistët vendas, sidomos në sezonin e dimrit, ku magjia e dëborës të fton për të kaluar disa ditë pushime. Edhe për festat e nëntorit, Korça ishte ndër vendet më të preferuarat, ku turistët kanë zgjedhur të kalojën rreth katër ditë pushime larg monotonisë.