‘Festat fetare kanë si qëllim unitetin dhe ndihmën ndaj të tjerëve’ besimtarët në Lezhë falin namazin e Fitër Bajramit

13 Maj 2021, 10:52 | Përditesimi: 13 Maj 2021, 10:55

Pasi kanë përmbyllur 30 dite argjerim të muajit të ramazanit, besimtaret mysliman në Lezhë kanë kremtuar festen e Fiter Bajramit. Falja e namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit, ndërsa ritualit ju bashkuan dhjetëra besimtar.

Teksa përcolli urimin e tij për Fiter Bajramin, Myftiu i Lezhës Emirjon Vathaj, u shpreh se festat fetare kanë si qëllim unitetin dhe ndihmën ndaj të tjerëve.

Pas faljes së namazit, myftinia e Lezhës hapi dyert për vizita për Festen e Bajramit, ku të pranishëm ishin përfaqësues lokal e të partive politike në këtë qytet.

  •  

b.ha./Shqiptarja.com