Festat kushtojnë më shumë, vëzhgimi i Report TV, bredhi në treg 25-30 mijë lekë! Qytetarët: 50 mijë lekë për pemën e zbukurimet për vitin e ri

5 Dhjetor 2023, 17:43

Festat e fundvitit identifikohen me bredhin, dritat dhe dekoret në ambientet e shtëpive, zyrave apo bizneseve, të cilat këtë vit kushtojnë më shumë. Një vëzhgim i Report Tv konstatoi se pema e vitit të ri shitet 25 deri në 30 mijë lekë në treg ndërsa bashkë me aksesorët e tjerë çmimi arrin deri në 50 mijë lekë.