Festë e verë, Berati e Pogradeci të preferuarit e fundjavës! Marrin pjesë prodhues nga Shqipëria dhe Kosova, të shumtë vizitorët

22 Tetor 2022, 17:24

Dhjetëra kantina nga Shqipëria dhe Kosova kanë ngritur "shtëpizat e verës" në  sheshin “Republika”, përgjatë Osumit. Në zemër të qyteti 2400 vjeçar, festivali “Wine & Stories of Berat” zhvillohet nga e premtja në të diel, ndërsa natën finale përzgjidhet kantina e mirë.