Festë në doganën e Morinës, të rinj nga Kosova e Shqipëria ia marrin valles në kufirin e përbashkët

28 Nëntor, 14:22 | Përditesimi: 28 Nëntor, 14:22

Kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë është kthyer sot në një skenë të vërtetë festive me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Grupe valltarësh nga Kosova dhe Shqipëria kanë kërcyer vallen e Kukësit, duke treguar se zemra e shqiptarësisë rreh njësoj, kuq e zi, pikërisht aty ku bashkohen të dy vendet.

I.M/Shqiptarja.com