Festë në Elbasan, qindra qytetarë zbresin në shesh për të pritur Ditën e Verës! Koncert, muzikë dhe valle për t'i uruar mirëseardhjen pranverës

13 Mars 2023, 20:00

Teksa nesër shënohet 14 marsi dita e Verës, Elbasani i ka nisur që sonte festimet, duke sjellë një atmosferë të gëzuar për ti uruar mirëseardhjen pranverës.  Ne qendër të qytetit është organizuar një koncert, ku me qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të festuar dhe shpërndarë mes tyre ballokumet.