Festimet për Ditën e Verës mbushin Tiranën plot ngjyra! Aktivitet të shumta në kryeqytet

14 Mars, 12:33 | Përditesimi: 14 Mars, 12:33

Që prej orëve të para të mëngjesit qindra qytetarë kanë dalë për të shijuar festat dhe aktivitetet që janë organizuar nga bashkia. Janë rreth 50 aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Një ekran shihet në fillim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për festimet që do të fokusohen te tradita shqiptare e muzikë e veshje popullore.

Aktivitete me muzikë, DJ dhe sportive, panaire me produkte artizanale, ndërsa pas orës 19:00 në zonën e Bllokut do të ketë aktivitete me muzikë elektronike.

I.M/Shqiptarja.com