Festivali i këngës labe në Vlorë, 31 grupe të polifonisë në garë për fitoren! Sot priten të jepen tre çmime

30 Korrik 2022, 16:28

Tingujt e muzikës popullore labe pushtuan Lungomaren mbrëmjen e së premtes. Për herë të parë zhvillohet në Vlorë festivali i këngës labe me pjesëmarrjen e 31 grupeve artistike. Kënga polifonike është mirëpritur jo vetëm nga vlonjatët por dhe pushuesit e shumtë që ndodhen në qytetin bregdetar. Deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj në cilësinë e organizatorit tha se festivali mbahet për të ruajtur traditën.