Festivali i muzikës baroke ‘troket’ në Korçë, artistët dhurojnë emocione! Suprizon flautistja italiane

4 Korrik 2021, 16:50 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 16:50

Festivali ndërkombëtar i muzikës baroke trokiti në qytetin e Korçës me edicionin e tij të tetë. Artistë të mirënjohur vendas dhe flautistja italiane Valeria Desideri, teksa performuan në klaviçembal, violinë e violinçel dhuruan për publikun emocion nën panoramën elegante të barokut. Jo rastësisht festivali i muzikës baroke u mbajt në Muzeun Arkeologjik të Korçës, një trashëgimi kulturore kombëtare që lidhet ngushtësisht me synimet e këtij festivali. “Korça është një destinacion dhe ne vijmë çdo vit duke sjellë instrumentist nga e gjithë bota”, tha themeluesi i festivalit, Jusuf Beshiri. “Është shumë e rëndësishme për të identifikuar jo vetëm këto vende, por edhe për ti zbuluar publikut muzikën e vjetër baroke. Kemi sjellë muzikë baroke Italiane dhe për të ndarë për publikun ndjeshmërinë e kësaj periudhe”, tregoi violonçelisti, Arben Skënderi.

LR/Shqiptarja.com