Festivali Kombëtar i Letërsisë në Lezhë mirëpret 25 shkrimtarë! Çuli: Brezi i ri është inteligjent! Nika: Teknologjia nuk e pushton dot letërsinë

26 Prill, 13:47 | Përditesimi: 26 Prill, 13:47

Lezha mirëpriti këtë fundjavë edicionin e dytë të Festivalit Kombëtar të Letërsisë. Mbi 25 shkrimtarë të njohur, studiues, kritikë letrarë dhe lexues të rinj nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora u bënë bashkë në Shëngjin, në një dialog të hapur me njëri-tjetrin. Gjatë këtij aktiviteti treditor u shkëmbyen ide dhe u trajtuan tema të rëndësishme mbi zhvillimin e letërsisë shqipe, si në dimensionin e saj klasik, ashtu edhe në atë bashkëkohor.

I.M/Shqiptarja.com