Festohet Dita e Ujit të bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Fier i riu fiton për të 7-in vit radhazi

6 Janar 2022, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2022-01-06 13:49:17

Dita e Ujit të Bekuar kremton pagëzimin e Krishtit dhe kjo festohet nga besimtarët ortodoksë çdo 6 janar përmes ritualit të hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi duhet të kapet nga besimtarët i cili simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre. Në vendin tonë hedhja e kryqit festohet nga besimtarët ortodoks në Durrës, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Fier.