Festohet Sulltan Nevruzi, Baba Mondi: Të mbjellim paqe e dashuri! Uron politika: Më shumë begati

22 Mars, 18:19

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë u zhvillua ceremonia e shenjtë e kësaj feste. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij për të gjithë besimtarët bektashinj kërkoi paqe dhe dashuri mes njerëzve.