Fier/ Aksident te kthesa e Marinzës, makina kthehet përmbys anës rrugës! Dy persona dërgohen në spital

21 Korrik, 21:09

Një aksident ka ndodhur në kthesën e Marinzës, teksa një automjet ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys. Si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.