Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 Janar, Ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “Europa”. Procesioni nisi me meshën në kishë ku më pas në oborrin e saj besimtarë të shumtë mbushën ujin e bekuar, të cilin e konsiderojnë mbarësi në familjet e tyre duke sfiduar shiun me intensitet të lartë.
Më pas besimtarët iu drejtuan shatërvanit të qytetit ku tre të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte Samuel Kola, 18-vjecari që nxori kryqin - ku merrte pjesë për herë të dytë.












