Fier/ Fermerët e fshatit Sheq ankohen për kanalet kulluese: Mospastrimi në kohë na përmbyt tokat

24 Maj 2023, 16:28 | Përditesimi i fundit: 2023-05-24 16:29:48

Fermerët e fshatit Sheq në Fier ankohen se prej vitesh nuk pastrohen kanalet kulluese. Të pushtuar nga shkurret, barishtet dhe inertet, kanalet jashtë funskioni janë shkaku i përmbytjeve të kulturave bujqësore në ditët me reshje.